13:33 / 31.01.2022
Mbappe te Reali, bëhet lojtari më i paguar në botë
Sipas asaj që shkruan “Bild”, është arritur marrëveshja e plotë mes Realit të Madridit dhe sulmuesit Kylian Mbappé.
Francezi do të bëhet futbollisti më i paguar në botë me një pagë, që shkon rreth 50 milion euro në sezon.
Klubi spanjoll provoi që verën e kaluar që të bëjë të vetin futbollistin, madje i ofroi 200 milionë euro PSG-së për të lënë të lirë sulmuesin, shifër që u refuzuar nga klubi francez.























