Juventusi “heq qafe” Ramsey, Morata do të qëndrojë në Torino
Juventusi mund të “heqë qafe” në ditën e fundit të merkatos Aaron Ramsey.
Mesfushori është kthyer në një lojtar të padëshiruar për Allegrin dhe largimi i tij konsiderohet si i sigurt në orët e fundit të merkatos.
Sipas asaj që raporton Tuttomercatoëeb.com, uellsiani ka gjetur akordin me Glasgow Rangers dhe në orët në vazhdim do të zyrtarizohet te klubi i ri. Ai do të afrohet në formë huazimi me të drejtë blerjeje, ndërkohë që një pjesë të pagës do ta japë Juventusi.
Sakaq, situata e Moratës është krejt ndryshe. Sulmuesi spanjoll nuk do të largohet në këtë sesion merkatoje nga “Zonja e Vjetër”. Ai ka marrë besimin e trajnerit se është një lojtar që bënë pjesë në planet e Allegrit dhe ka vendosur të refuzojë çdo ofertë që ka ardhur për të, midis të cilave më kryesorja ishte oferta e Barcelonës.























