Nesër shqyrtohet shkarkimi i Metës, si do të mbrohet Presidenti
BKT
Shqipëri

Nesër shqyrtohet shkarkimi i Metës, si do të mbrohet Presidenti

Ditën e sotme mbërritën në Kushtetuese përfaqësuesit ligjor të Presidentit, të cilët kërkuan të njiheshin provat e paraqitura kundër tij, për të ngritur mbrojtjen.

Mësohet se kjo mbrojtje do të fokusohet në tre elementë. E para është koha në të cilën po zhvillohet ky proces.

“Presidenti u investua që në datën 1 korrik që të shqyrtohej sa më parë ky gjyq para mbarimit të legjislaturës”, tha Dervishi, këshilltari për çështjet ligjore të Presidentit.

Presidenti mendon se shkarkimi i tij është votuar gjatë një legjislature që tashmë ka përfunduar dhe si rrjedhojë edhe vullneti politik në sallën e Kuvendit mund të ketë ndryshuar.

Kontestimi i dytë i Metës ka të bëjë me konfliktin e interesit e paktën një pjese të trupës. Gjyqtarja Fiona Papjorgji është atakuar nga kreu i shtetit në Kolegjin e Posaçëm të apelimit ndaj të cilës ka kërkuar edhe masë disiplinore.

Argumenti i tretë i mbrojtjes është më tekniku dhe ka të bëjë me mungesën e një ligji organik për funksionim e institucionit të Presidentit të Republikës. Pa pas një ligj, nuk mund të ketë shkelje ligjore, është në thelb arsyetimi i juristëve të Presidencës.


MË SHUME NGA Shqipëri