18:04 / 31.01.2022
Ramsey prezantohet te Glasgow Rangers
Aaron Ramsey edhe zyrtarisht është prezantuar si futbollist i Glasgow Rangers. Ylli uellsian ka kompletuar huazimin te kampionët e Skocisë.
Ramsey nuk ishte pjesë e planeve të Allegrit dhe vendosi largimin nga Juventusi, transmeton IO.
Ramsey kishte ofertë serioze edhe nga Burnley, por që në fund vendosi të pranoj ofertën e gjigantit skocez.























