23:42 / 31.01.2022
Nice eliminon Paris Saint Germain pas penalltive
PSG është eliminuar nga Kupa e Francës.
Skuadra e Paris Saint Germain i ka dhënë fund garës së saj në Kupën e Francës, transmeton lajmi.net.
Parisienët nuk arritën më shumë sesa një barazim pa gola në kohën e rregullt ndaj Nice, kurse në penallti u mposhtën.
Messi, Mbappe, Draxler, Verratti e Bernat ishin të saktë në radhët e PSG, por Paredes e Xavi Simons gabuan dhe eliminuan skuadrën e tyre.
Te Nice shënuan Schneiderlin, Todibo, Atal, Gouiri, Guessand e Dante, dhe gaboi vetëm Delort.
Kjo saktësi i siguroi kualifikimin tutje skuadrës së Nice.























