Gjykata Kushtetuese shqyrton sot kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e Metës
BKT
Shqipëri

Gjykata Kushtetuese shqyrton sot kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e Metës

Gjykata Kushtetuese pritet të nisë sot seancën ku do shqyrtohet kërkesa e Kuvendit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese është bërë e ditur se pas shtyrjes së seancës së 18 janarit, seanca për shkarkimin e Presidentit do të zhvillohet sot më 1 shkurt, ora 10:00.

Kuvendi miratoi në seancën e 9 shtatorit 2021 me 104 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenime, kërkesën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Në raportin përfundimtar të Kuvendit prej 96 faqesh, Komisioni Hetimor ka renditur shkeljet e rënda të Kushtetutës nga Meta.

Meta do përfaqësohet në seancë me këshilltarin Ligjor, Bledar Dervishaj dhe drejtoreshën Juridike, Katrin Treska./atsh


MË SHUME NGA Shqipëri