Ende sfidë për Gjykatën e Prishtinës menaxhimi i madh i lëndëve
Gjykata Themelore e Prishtinës ende ka numër të madh të lëndëve.
Albina Shabani-Rama Kryetare e Gjykatës Themelore të Prishtinës, tha sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK) se kjo gjykatë themelore është njëra ndër gjykatat më të mëdha në vend dhe luan rol të rëndësishëm në sistemin e tërsësishëm gjygjësor në Kosovë.
Sipas saj kjo gjykatë ka në obrellën e vet disa gjykata themelore të komunave , si dhe tri departamente të specializuara të cilat gjykojnë rastet për gjithë Kosovën.
Gjykata Themelore e Prishtinës është njëra nga shtatë gjykatat themelore në Republikën e Kosovës. Gjykata Themelore e Prishtinës ka katër degë në: Gllogovc, Graçanicë, Podujevë dhe Lipjan. Gjykata Themelore e Prishtinës dhe katër degët e saj ofrojnë qasje më të lehtë në shërbimet e gjykatës të nivelit të parë për popullsinë e rajonit nën juridiksionin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Si një gjykatë e shkallës së parë, Gjykata Themelore e Prishtinës dhe katër degët e saj merren me të gjitha llojet e rasteve. Këto raste trajtohen nga departamente të specializuara që funksionojnë në kuadër të çdo gjykate themelore.
Degët e gjykatës në Gllogovc, Graçanicë, Podujevë dhe Lipjan merren vetëm me rastet që janë kompetencë e Departamentit të Përgjithshëm. Rastet që janë kompetencë e dy Departamenteve të tjera zgjidhen në Gjykatën Themelore në Prishtinës.























