Gjykata Kushtetuese nuk pranon kërkesën e Metës për dorëheqjen e 3 antarëve
Gjykata Kushtetuese nuk pranoi kërkesën e presidentit Ilir Meta për dorëheqjen e tri anëtarve të saj me pretendimin e mospërputhshmërisë për gjykimin e vendimit të Kuvedit për ta shkarkuar.
Gjykata Kushtetuese e tërhequr për të shqyrtuar këtë kërkesë, ndërpreu seancën për shkarkimin e zotit Meta.
Sipas njoftimit, Gjykata Kushtetuese konstatoi se asnjë gjyqtar nuk parashtroi kërkesë për dorëheqje, raporton korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika.
Në mbledhjen për pretendimet e zotit Meta, Gjykata Kushtetuese i shqyrtoi kërkesat e tij në mënyrë individuale dhe të ndara.
"Pretendimi për Tushen rrëzohet. Pretendimi për shortin dhe emërimet janë pretendime të pabazuar, pasi janë vendime administrative. Gjithashtu pretendimi për Papajorgjin nuk përbën konflikt interesi. Pretendimi për mbarimin e mandatit dhe shortin e Kalos, nuk është shkak për paanësi"-thuhet në njoftim.























