Celibashi:11 parti të regjistruara për 6 marsin,24 orë kohë për koalicionet
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi publikoi sot numrin e partive që janë regjistruar deri tani në zgjedhjet e 6 marsit
“Në KQZ kanë paraqitur kërkesë për t’u regjistruar si subjekte zgjedhore në zgjedhjet e 6 marsit, për 6 bashki 11 parti”, shkroi Celibashi në Twitter.
Celibashi theksoi se, “nuk është paraqitur në KQZ dhe në asnjë KZAZ ndonjë kërkesë për regjistrim si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme vendore, asnjë Komitet Nismëtar”.
Celibashi shtoi se, “KQZ ka 24 orë në dispozicion për të kthyer për plotësim dokumentacionin e partive me mangësi për të vijuar me miratimin e tyre në seancë. Kodi Zgjedhor parashikon se subjektet e regjistruara kanë një afat prej 24 orësh për të sjellë kërkesën për koalicione të mundshme zgjedhore”, u shpreh ai. /atsh
























