LSI, kërkesë KQZ-së për regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”
BKT
Shqipëri

LSI, kërkesë KQZ-së për regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”

Lëvizja Socialistë për Integrim ka paraqitur sot kërkesën në KQZ për regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.

Në kërkesën drejtuar KQZ-së për regjistrimin e koalicionit, theksohet se LSI do të jetë drejtuesja e koalicionit dhe në koalicion marrin pjesë, LSI-PD Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit dhe PDK.

Po ashtu, në kërkesën e LSI, theksohet se shkronja nistore e koalicionit do të jenë “SH-L”, si dhe ka paraqitur dhe logon e koalicionit.

Në përbërje të koalicionit janë tre parti politike, Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Demokratike e Shqipërisë-Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit dhe Partia Demokristiane. /atsh


MË SHUME NGA Shqipëri