LDK: Jemi për dialog që përfundon me njohje të ndërsjellë dhe normalizim
BKT
Lajme

LDK: Jemi për dialog që përfundon me njohje të ndërsjellë dhe normalizim

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë, sot është takuar me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-ve, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Miroslav Lajčák.

Abdixhiku i njoftoi për qëndrimet e LDK-së karshi situatës politike, me theks të veçantë për procesin e dialogut, me ç’rast i bëri të ditur edhe njëherë që LDK mbështet procesin e dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë dhe normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve – duke respektuar integritetin territorial, sovranitetin dhe rendin kushtetues te Kosovës. 

LDK mbetet partnere kredibile e SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian në proceset e rëndësishme të vendit.


MË SHUME NGA Lajme