S’ka ende vendim, shtyhet seanca e Kushtetueses për Ilir Metën
BKT
Shqipëri

S’ka ende vendim, shtyhet seanca e Kushtetueses për Ilir Metën

Seanca e Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e presidentit të Shqipërisë Ilir Meta është shtyrë për të enjten

Shtyrja e seancës që nisi sot, erdhi pas kërkesës së përfaqësuesve të presidentit, të cilët do të paraqitin pretendimet e tyre.

Më herët, Gjykata Kushtetuese rrëzoi pretendimet e presidentit për përjashtimin e gjyqtarëve nën argumentin se nuk garantojnë një proces të paanshëm.

Sipas trupës gjykuese, asnjë nga gjyqtarët nuk është në kushtet e ndalimit.

Meta kishte kërkuar përjashtimin e të gjithë gjyqtarëve nën argumentin se nuk garantojnë paanshmërinë dhe Gjykata Kushtetuese u tërhoq për shqyrtimin e kësaj kërkese./A2


MË SHUME NGA Shqipëri