Fisnik Asllani lë hapur derën për Kosovën
Futbollisti Fisnik Asllani që është pjesë e ekipit gjerman Hoffenheim sërish ka potencuar se do të jetë i hapur për Kosovën.
Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, i cili ka debutuar këtë edicion në Bundesligë ka thënë se babai tij është në kontakt të vazhdueshëm me Fekmi Kongjelin, përfaqësues i FFK-së për Gjermani.
Asllani ka qenë i ftuar te Kosova U-17, por më pas nuk mori ftesë nga Kosova U-19 me çka ka pranuar ftesën e kombëtares Gjermane U-18.
Megjithatë ai lë të hapur mundësinë për Dardanët duke potencuar se janë në kontakt me Fekmi Kongjelin, i cili njihet si furnizuesi më i madh i Kosovës me lojtar nga shteti gjerman në të gjitha grupmoshat.
19 vjeçari Asllani, nuk llogaritet të jetë prurja e fundit te Kosova, ngase sipas burimeve tona Fekmi Kongjeli është në kontakt të vazhdueshëm me Elvis Rexhbeçajn dhe shumë lojtarë të tjerë në Gjermani të cilët janë potencal i së ardhmes për Kosovën.























