Haradinaj: Vendimi për pronat e Manastirit të Deçanit, s`ka alternativë
BKT
Lajme

Haradinaj: Vendimi për pronat e Manastirit të Deçanit, s`ka alternativë

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, tha se situata për çështjen e pronave rreth Manastirit të Deçanit, është e qartë, por Kosova është në pozicion të vështire pas vendimit kushtetueses.

"Nese nuk e zbatojmë vendimin e gjykatës  ne i shkaktojmë pengesa vetes", ka deklaruar Haradinaj në Prime të RTK-së.

Ai tha sa vendimi i kushtetueses e vendos Kosovën në një pozitë pa dalje dhe të pa alternativë. 

Kreu i AAK-së ka thënë se kanë ankesa per këtë situatë po tjetër zgjidhje sipas tij nuk ka. 

"Nëse nuk e zbatojmë vendimin për pronat sipas aktgjykimit të kushtetueses, atëherë mund të akuzohemi se nuk po zbatojmë vendimin e të njëjtës gjykatë për asociacionin", ka deklaruar Haradinaj.

Ai e ka quajtur të padrejtë vendimin sepse bëhet fjalë per prona që i janë dhënë manastirit në kohën e Millosheviqit. 

Megjithatë ai tha se kur instanca më e lartë gjyqësore e vendit vendos, atëherë rrugë tjetër s'ka. 

Ai ka pranuar se edhe në kohën kur ka qenë kryeministër ka pas presion për ta zbatuar këtë vendim.


MË SHUME NGA Lajme