Dua Lipa vesh një pallto të madhe ndërsa del për blerje në New York
BKT
Magazina

Dua Lipa vesh një pallto të madhe ndërsa del për blerje në New York

Ajo u mbështjellë e ngrohtë me një pallto elegante me përmasa të mëdha të premten teksa doli për të bërë pazar në New York ndërsa binte borë.

Këngëtarja, 26 vjeçe, e mbajti qetësinë me pallton e madhe, të cilën e bashkoi me një bluzë blu dhe një palë atlete me ngjyrë të zezë.

Dua u pa e buzëqeshur teksa përballonte kushtet e dimrit duke mbajtur një qese letre dhe duke u nisur drejt një automjeti të hapur.

Këngëtarja e kompletoi veshjen e saj me pantallona të rehatshme dhe syze dielli shumë të mëdha me ngjyrë të errët.

Këngëtarja, e cila do të nisë turneun e saj “Future Nostalgia”, mbante gjërat helbësore në një çantë dore të zezë dhe i lidhi flokët e saj brune në një bisht të lartë.

Dua, e cila dukej se ishte pa grim, tregoi lëkurën  e saj natyral të përsosur.

Krijuesja e hitit “One Kiss” ka aksesuar look-un e saj të rastësishëm me vathë rrathë dhe një manikyr të freskët.

Kjo dalje e Duas vjen teksa ajo lavdëroi rrethin e saj të ngushtë të familjes dhe miqve ndërsa zbukuronte kopertinën dixhitale të “WSJ”.

Dua tha se pavarësisht statusit të saj superyll, ajo ndihet ‘rehatuar’ që ‘askush nuk e di vërtet se çfarë ndodh prapa dyerve të mbyllura’ dhe ‘jo gjithçka është atje’, pasi u raportua se u nda nga i dashuri prej dy vitesh Anwar Hadid.


MË SHUME NGA Magazina