23:24 / 02.02.2022
Senegali shkon në finale të Kupës së Afrikës
Senegali është në finale të Kupës së Afrikës në futboll.
Senegalezët shënuan fitore me rezultat 3:1 ndaj Burkina Fasos.
Për Senegalin shënuan Diallo (70'), Gueye (76'), Mane (87') dhe për Burkina Faso realizoi Toure (81').
Senegalezët u treguan më të efektshëm në konkretizimin e rasteve ndaj rivalit.
Gjysmëfinalja tjetër do të zhvillohet mes Kamerunit dhe Egjiptit.























