Lyoni synon ta rikthejë në skuadër Tolisso-n
BKT
Sport

Lyoni synon ta rikthejë në skuadër Tolisso-n

Nuk është vetëm Alexandre Lacazette dëshira e klubit të madh francez, Lyon, por skuadra franceze synon ta rikthejë në skuadër edhe mesfushorin e Bayern Munich, Corentin Tolisso, raporton L’Equipe.

Tolisso, i cili u largua nga Lyoni për të Bayerni në vitin 2017, kontrata me bavarezët mbyllet në fund të sezonit.

Drejtuesit e skuadrës franceze, raportohet së tashmë kanë kontaktuar me Tolisso-n të cilin synojnë ta rikthejnë në ‘shtëpi’ në verën që vjen.

Krahas mesfushorit të Bayern Munich, Lyoni dëshiron ta rikthejë në skuadër edhe sulmuesin e Arsenalit, Alexandre Lacazette.