Lajçak pas takimit me Vuçiq: Ishte bisedë konstruktive për dialogun
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajcak, ka thënë se diskutimi me presidentin serb, Aleksandar Vucic, ishte konstruktiv dhe thelbësor në lidhje me dialogun.
Me anë të një postimi në Twitter, Lajcak ka njoftuar se ka përfunduar takimin me Vucic në Beograd.
Ai ka thënë se ishte takim konstruktiv dhe thelbësor.
“Sapo përfundova një diskutim konstruktiv dhe thelbësor me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic, në Beograd për rrugën përpara në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Lajcak.
Presidenti serb, Aleksandar Vucic, ka falënderuar të mërkurën të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajcak, për angazhimin e tyre personal në dialog dhe ka konsideruar se qasja e tyre pragmatike siguron atmosferë neutraliteti.
Vucic është takuar në Beograd me të dy zyrtarët për të diskutuar edhe për stabilitetin e rajonit, si dhe për përparimin ekonomik të Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor, ka thënë presidenca serbe përmes një komunikate.
Sipas Vucicit, autoritetet në Prishtinë po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për të shmangur përmbushjen e obligimeve të tyre përmes provokimeve të njëanshme gjë që, sipas presidentit serb, e pengon shumë ecurinë e mëtutjeshme të bisedimeve.
Just finished a constructive and substantive discussion with @predsednikrs @avucic in Belgrade about the way forward in the EU-facilitated Dialogue on normalisation of relations. pic.twitter.com/gHA9z77VQ7
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 2, 2022























