Rama: 226 familje hyjnë javën e ardhshme në apartamentet e reja në Manzë
BKT
Shqipëri

Rama: 226 familje hyjnë javën e ardhshme në apartamentet e reja në Manzë

Apartamentet në Manzë të Durrësit do të hapin dyert javën e ardhshme për 226 familje, që humbën shtëpitë si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili ndau sot pamje nga këto pallate të reja të ndërtuara në Manzë, raporton atsh.

“Mirëmëngjes dhe me apartamentet e reja në Manzë të Durrësit, të cilat do të hapin dyert për 226 familje javën e ardhshme, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Lagjja e re ofron standardet më bashkëkohore të sigurisë dhe cilësisë në ndërtim, me hapësira të bollshme banimi, zonë të gjelbëruar, trotuare dhe ndriçim.

Shumë shpejt do të ndërtohet në zemër të lagjes kopshti dhe shkolla 9-vjeçare dhe një qendër sociale.


MË SHUME NGA Shqipëri