Shkarkimi i Metës, rinis seanca në Gjykatën Kushtetuese
BKT
Shqipëri

Shkarkimi i Metës, rinis seanca në Gjykatën Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese nisi sot seancën e ndërprerë të dy ditëve më parë për të shqyrtuar kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Seanca ka nisur me parashtrimet e përfaqësuesit ligjor të presidentit Meta, Bledar Dervishaj.

Në seancën e datës 1 shkurt u trajtua pjesa e kërkesave të Presidencës dhe përfaqësuesve të Kuvendit.

Po ashtu, Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e presidentit Ilir Meta, i cili kërkoi përjashtimin nga procesi i gjyqtarëve të trupit gjykues me pretendimin se janë të njëanshëm, në seancën për shqyrtimin e kërkesës së Kuvendit për shkarkimin e Presidentit.

Kuvendi miratoi më 9 qershor 2021, me 104 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenime shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Në raportin prej 96 faqesh paraqitur Kuvendit, Komisioni Hetimor renditi shkeljet e rënda të Kushtetutës nga Meta.


MË SHUME NGA Shqipëri