12:13 / 03.02.2022
Vetingu, KPK shkarkon nga detyra prokuroren e Tiranës
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra prokuroren në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Elina Kombi.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot një seancë për shpalljen e vendimit për subjektin e rivlerësimit Elina Kombi, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Trupa gjykuese e përbërë nga Firdes Shuli, Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu pasi analizoi provat dhe faktet vendosi shkarkimin nga detyra të prokurores Elina Kombi, raporton atsh.
Elina Kombi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994. Ajo ka punuar fillimisht si prokurore në Prokurorinë e Pogradecit dhe prej vitit 2013 e ushtron funksionin në Prokurorinë e Tiranës.























