13:08 / 03.02.2022
Protestë për shembjet në “5 Maj” para ambasadës amerikane dhe të BE-së
Banorët e zonës së ‘5 majit’, Laprakës, Paskuqanit dhe Kodrës së Priftit protestuan sot kundër shembjes së banesave të tyre.
Me pankarta në duar banorët e nisën protestën para Kuvendit, ndërsa më pas u drejtuan drejt ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe selisë së delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë.
Ata kërkojnë të marrin një dëmshpërblim të plotë të banesave të tyre dhe t’u tregohet me saktësi se kur do t’i jepen në dorë çelësat e shtëpisë së re.
Ata kanë kërkuar ndërmjetësim nga parlamenti për transparencë për projektet si dhe kontratë të ligjshme me bashkinë për banesat e reja.























