16:52 / 03.02.2022
Zidane, i gatshëm për t’u rikthyer
Francezi mund të rikthehet në zejen e trajnerit verën që vjen, mund ta marrë në dorë PSG-në.
Zinedine Zidane është i gatshëm të rikthehet në punën që e bën më së miri.
Parisienët pritet të ndahen me trajnerin Mauricio Pochettino në fund të këtij edicioni.
Dhe, “Zizou” është i gatshëm për t’i drejtuar gjigantët e francës. Për këtë siguron mediumi “OKDiario”.
Klubi nga “Parku i Princave” është i vendosur për ta fituar Ligën e Kampionëve.
Dhe, sheikët arabë besojnë se këtë do të mund ta bënin më lehtë me në krye Zidanen.
Siç dihet, ai e fitoi tri herë radhazi Championsin me Real Madridin, raporton GE.
Zidane ndërkohë do ta transferonte në Paris edhe Cristiano Ronaldon nga Manchester United.























