Julia Roberts në serialin “Gaslit” që zbulon skandalin politik në SHBA
BKT
Magazina

Julia Roberts në serialin “Gaslit” që zbulon skandalin politik në SHBA

Julia Roberts është ylli i serialit të ri “Gaslit”, i cili flet për një nga skandalet më të mëdha në politikën amerikane – çështjen Watergate – ndërsa në paraqitjen e shkurtër, aktorja hollivudiane “zbulon të vërtetën” për përvetësimin që çoi në dorëheqjen e Richard Nixon.

54-vjeçarja luan rolin e Martha Mitchell, e cila zbuloi përfshirjen e presidentit Nixon në skandalin Watergate, duke rrezikuar karrierën e bashkëshortit të saj, prokurorit të përgjithshëm John Mitchell, të luajtur nga Sean Penn, i cili pothuajse nuk njihet.

Trilleri politik, i cili do të transmetohet në STARZ më 24 prill, fokusohet në “historitë e patreguara dhe personazhet e harruara” të skandalit që tronditi Shtetet e Bashkuara në vitet e shtatëdhjeta./Telegrafi/

Ngjarja do të fokusohet në vendimin e Marthas për të ekspozuar këtë aferë, pavarësisht përkatësisë së saj partiake, e cila shkakton shpërbërjen e presidencës dhe jetës së saj private. Në trailerin e publikuar, ajo pyetet pse rrezikon pozicionin e burrit të saj dhe thjesht përgjigjet: “Sepse është e vërtetë”.

Në pyetjet e vazhdueshme për arsyet e zbardhjes së skandalit, Mitchell shpjegon: “Unë jam nga jugu, ne themi atë që mendojmë, flasim, asnjëherë nuk pushoj së foluri”.

Seriali “Gaslit” do të transmetohet në rrjetin televiziv STARZ nga data 24 prill.


MË SHUME NGA Magazina