Pacolli kritikon ministrin Peci për sulmet ndaj Mustafës
Përplasjes ndërmjet ministrit Faton Peci me ish- kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa i është bashkuar edhe lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli.
Pacolli e ka kritikuar Pecin, duke thënë se nuk bën të pështysh aty ku ke ngrënë.
“Po të isha në vendin e juaj unë do të kërkoja falje”, ka shkruar ai.
Më poshtë postimi i plotë:
Ministër Peci, Ka disa herë që i lexoj tekstet tuaja në Fb te cilat janë me plot sharje dhe ofendime për ish-kryetarin e LDK-së Isa Mustafa.
Po mundohem t’ju kuptoj (pa hyrë në kampin politik), por ne fund gjithmonë konstatoj se fyerjet që i bëni ish kryetarit tuaj nuk i ngjajnë një djali të ri, nje përsoni të ngritur, një ministri dhe një përfaqësues të Kosovës evropiane. Ju them nga eksperienca ime e gjatë .. nuk ka veti më të keqe për një të ri se kjo “të pështysh aty ku ke ngrenë”
Ju zoti Peci, jeni rritur dhe ngritur me LDK-në, të cilën e udhëhiqte njeriu që tani ju e shani, Isa Mustafën.
Po të isha në vendin e juaj unë do të kerkoja falje.























