Balluku: Aeroporti i Kukësit kushte sigurie sipas BE-së dhe NATO-s
BKT
Shqipëri

Balluku: Aeroporti i Kukësit kushte sigurie sipas BE-së dhe NATO-s

Kompania WizzAir ul avionët e saj në aeroportin ndërkombëtar “ZAYED – Flatrat e Veriut”, në Kukës, për të nisur në maj operimin e pandërprerë.

Pas testimeve të suksesshme kompania WizzAir ul avionët e saj në aeroportin ndërkombëtar “Flatrat e Veriut” në Kukës.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku në fjalën e mbajtur në ceremoninë e organizuar me këtë rast tha se, “kjo është një ditë e shënuar dhe jemi krenar për arritjet që kemi në këtë fushë vitet e fundit, duke nisur nga hapat e parë që janë hedhur për ngritjen e këtij aeroporti, e deri më sot nga hapja e kantierit për ndërtimin e e aeroportit të Vlorës”.

Gjithashtu vijoi Balluku, në aeroportin e Tiranës me një investim që prek vlerën e 99 milionë eurove do të financohet për rritjen e infrastrukturës në aeroportin kryesor të Shqipërisë.

“Por fakti që jemi sot këtu në Kukës është një ngjarje e rëndësishme”, u shpreh ajo.

“Ndodhemi këtu me një nga kompanitë më të mëdha low cost, që prek destinacione edhe jashtë kontinentit nga i cili vjen”, tha Balluku, teksa vuri në dukje se aeroporti i Kukësit është një aeroport rajonal që i vjen në ndihmë edhe Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut”.

“Duke filluar nga 15 korriku i vitit të kaluar në Kukës kanë filluar fluturimet komerciale që kanë arritur në 85 fluturime. Ndërsa së fundi, aeroporti i Kukësit është tashmë pjesë e certifikuar e logjistikës së NATO-s, që tregon edhe një herë se në këtë aeroport plotësohet të gjitha kushtet e sigurisë teknike sipas BE-së dhe NATO-s”, tha Balluku. /atsh


MË SHUME NGA Shqipëri