11:45 / 04.02.2022
Mbi 7000 qytetarë të Kosovës të punësur në Kroaci gjatë vitit 2021
Ermina Lekaj-Përlaskaj, deputete në Parlamentin e Kroacisë, ka bër me dije se mbi 7000 qyetarë të Kosovës u punësun në Kroaci në vitin 2021.
"Të dashur atedhetar. Sipas të dhënave të fundit të MBP,-së, gjatë vitit 2021 në Republikën e Kroacisë janë të punësuar 7912 shqipetarë nga Republika e Kosovës, d.m.th shtetasit kosovar janë të III-tit me vend pune në Republikën e Kroacisë. Nga Republika e Shqiperisë janë të punësuar 3719, shtetasit shqipetarë janë të VI- tit me vend pune në Republikën e Kroacisë", ka shkruar ajo në "Facebook".























