Ambasada amerikane: E rëndësishme që Serbët e Kosovës të votojnë në prill
BKT
Lajme

Ambasada amerikane: E rëndësishme që Serbët e Kosovës të votojnë në prill

Përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisari i BE-së, Miroslav Lajcak kanë qëndruar për vizitë dy ditore në Beograd.

Lajçak dhe Escobar në Beograd kanë zhvilluar takime me krerët e shtetit, derisa Ambasada e SHBA-ve në Beograd pas vizitës  së dy emisarëve specialë kanë dalë me një qëndrim në Twitter, ku konstatojnë se është e rëndësishme që banorët e Kosovës me të drejtë vote në Serbi të marrin pjesë në zgjedhjet e prillit.

“Është e rëndësishme që banorët e Kosovës me të drejtë vote në Serbi të mund të marrin pjesë ne zgjedhjet e shpallura nga Beogradi për muajin prill. SHBA  mbështet marrjen e masave të duhur për të ndodhur kjo dhe për të lehtësuar procesin e votimit”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-ve në Twitter.


MË SHUME NGA Lajme