Gullit: Interi është favorit, Milani ka nevojë për shumë cilësi
BKT
Sport

Gullit: Interi është favorit, Milani ka nevojë për shumë cilësi

Vetëm një ditë na ndan nga “Derby della Madonnina”, ku do të kemi mundësinë të ndjekim live në Oversport emocionet e supersfidës së Serie A, Inter-Milan.

Për të komentuar këtë sfidë ka folur për mediat edhe legjenda e Milanit, Ruud Gullit i cili dha një intervistë për Corriere dello Sport.

INTERI FAVORIT- “Po, mund të jetë. Sidomos nëse Interi do ta fitojë atë. Besoj se për momentin zikaltërit janë pak të favorizuar mbi të gjitha nga pikëpamja psikologjike sepse janë përpara në renditje dhe janë kampionët në fuqi”.

EKIPI I MILANIT- “Kuqezinjtë po bëjnë një punë vërtet të mirë dhe pse meritojnë të kenë disa pikë më shumë në renditje. E pashë ndeshjen e tyre kundër Juventusit, një ndeshje në të cilën nuk ndodhi shumë, veçanërisht sepse njerëzit e Allegrit shkuan në Milano me qëllim që të mos humbnin. Milani ka provuar gjithçka për t’u imponuar, pa ia dalë mbanë”.

MUNGESAT E MILANIT- “Mendoj se ndonjëherë ai ka nevojë për pak më shumë cilësi. Kur Ibrahimovic është në gjendje të mirë, gjithçka është në rregull sepse ai është një “përforcues” (ai përdor këtë shprehje, të lidhur me dozën e tretë të vaksinës) për ekipin. Për fat të keq, megjithatë, Zlatan lëndohet shpesh dhe ka humbur disa ndeshje të rëndësishme. Përveç kësaj, në dy sezonet e fundit kam parë një Milan më konkurrues se në të kaluarën e afërt”.

ÇFARË PËLQEN TEK INTERI- “Fakti që mundi të zëvendësonte lehtësisht elementë si Lukaku, Hakimi dhe Eriksen si dhe trajnerin Conte. Ishte një mini revolucion, por pavarësisht kësaj rezultatet e marra janë edhe më të mira se ato të kampionatit të kaluar. Kjo falë punës së Inzaghit, grupit dhe menaxhmentit”.

DERBI- “Mundësitë janë të larta për të dyja ekipet. Milani duhet të fitojë për t’u rikthyer në -1 pasi Interi ka edhe një ndeshje për të rikuperuar. Interit madje i shkon në favor edhe barazimi, ndërsa nëse do të kenë sukses do të arratiseshin dhe ndoshta do të ishin të pathyeshëm. Mendoj se në fund do të dalë një ndeshje si Milan-Juventus, e cila ishte mjaft e bllokuar dhe nervoze. Ndoshta do të përfundojë në të njëjtën mënyrë, me një barazim”