Veliu i drejtohet publikisht Abdixhikut për vendimet e LDK-së në Podujevë
BKT
Lajme

Veliu i drejtohet publikisht Abdixhikut për vendimet e LDK-së në Podujevë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu i është drejtuar me një shkrim publik, kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku

Në shkrimin e publikuar në Facebook, Veliu ka shprehur pakënaqësitë lidhur me zgjedhjet për kryetar dege në Podujevë.

Sipas tij, në degën e LDK-së në Podujevë, është emëruar një kryetar i paligjshëm, duke aluduar kështu për Ekrem Hysenin.

“Lumiri mund të marrë përgjegjësi sa të dojë, por nuk mund të amnistohet humbja në Podujevë e kandidatit të emëruar nga ai, të veshur me të gjitha kompetencat për të zgjedhur shtabin, listën e kandidatëve për asamblistë, autonomi të plotë në bërjen e fushatës, financimin marramendës të fushatës…

Ti Lumir dhe Kryesia që drejton do ta mbani përgjegjësinë e plotë para anëtarësisë për pasojat e instalimit të një kryetari të paligjshëm në Degën e LDK-së”, ka shkruar Veliu.

 


MË SHUME NGA Lajme