17:39 / 04.02.2022
Shpenzimet për derivate, Kurti:Deputetët duhet të ruajnë kuletën e shtetit
Kryeministri Albin Kurti ka folur pas publikimit të shpenzimeve për derivate nga ana e deputetëve të Kosovës, për çka ka thënë se të zgjedhurit e popullit duhet të ruajnë kuletën e shtetit.
Derisa ka komentuar shpenzimet për karburante të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti tha se e kupton indinjatën e qytetarëve.
"Unë e kuptoj që shpenzimet e tilla mund të kenë qenë të trashëguara. Këto pagesa duhet rregulluar dhe Kuvendi duhet të marrë veprime. Unë e kuptoj plotësisht indinjatën e qytetarëve. Por, është i padrejtë etiketimi i një deputeti. Është detyrë e secilit që ta ruajmë kuletën e shtetit, ata duhet të jenë model”, tha ai.























