Taulant Balla prezanton kandidaten e PS-së në Lushnjë
BKT
Shqipëri

Taulant Balla prezanton kandidaten e PS-së në Lushnjë

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Taulant Balla, prezantoi këtë të shtunë kandidaten për kryetare të Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefën.

Në një takim me gratë dhe vajzat socialiste, Balla premtoi se do ta rikthejnë Lushnjën në një qytet të pastër ashtu siç ka qenë dikur.

Gjatë fjalës së tij Balla theksoi, se socialistëve u duhet dhe pushteti lokal për të vijuar punën në realizimin e projekteve në shërbim të komunitetit.

Duke iu referuar Shkodrës, ai u shpreh se qyteti verior është shembulli konkret, ku pushteti lokal i marr peng nga Sali Berisha nuk i shërbeu kurrë qytetarëve gjatë këtyre 4 viteve.

“Këtej e tutje do jetë një gjë tjetër. Ndryshim thelbësor pranë pallateve me ato kazanet e rinj që do vendosen dhe ndryshim thelbësor për ta ruajtur këtë qytet siç i ka hije, për sa i përket pastrimit.

Unë kam pasur mundësinë që të vij në Lushnje që 10-vjeç. Binte në sy një Lushnje e pastër dhe me shumë gjelbërim, me shumë lule, që ne do ja kthejmë këtë pjesë. Ja kam thënë Eriseldës që do investojmë në këtë drejtim, dhe Lushnja do të jetë një qytet lulesh me lule në çdo cep. Unë kështu e konceptoj rolin e deputetëve, tani ne nuk jemi vetëm për të mbajtur fjalime në parlament, atë e qaj unë.

Mbështetja më e madhe për Eriseldën është Edi Rama, i cili i vuri vulën kandidimit të Eriseldës. Tashmë jo vetëm në qeveri kemi dy të tretat gra, por edhe që qarkun tonë të Fierit tani jemi barazim, tre vajza dhe gran ë krye të bashkive dhe tre burra.

Në Fier jemi barazim dhe prej 7 Marsit Eriselda do të jetë kryetarja e Bashkisë së Lushnjës. Me mbështetjen e qeverisë dhe të kryeministrit Rama, na duhen të dyja edhe qeveria edhe bashkia.

Në Shkodër ne do fitojmë, por Shkodra është shembulli më kuptimplotë që duke u kthyer në një bunker të Sali Berishës, ku tani është fut dhe Ilir Meta, nuk i shërbeu këto katër vite qytetarëve.

Ne na duhet bashkia që të vazhdojmë transforimin e ambienteve arsimore, por kemi kopshtet dhe çerdhet që nuk i kemi ashtu siç do të donim t’i kishin.

Dje isha në Bubullimë, ku nuk jam i kënaqu për gjendjen në qendrën shëndetësore. Ishin një staf i mrekullueshëm, 10 vajza që punonin përtej orarit, por ato meritojnë të punojnë në një mjedis si një vend i BE. I gjithë ekipi pranë Eriseldës duhet ta ndjejë e ta dojë Lushnjen. Nuk e ka dashur sa duhet Lushnjes gjithkush që ka qenë deri tani.

Po mos ishte Lushnja nuk do ishte mbrojtur as territorialiteti i Shqipërisë, nuk do ishim ne,parlamenti i parë u ngrit këtu. Lushnja ende nuk ka marrë vlerën që i takon. Është koha e duhur t’i japim Lushnjes vendin që i takon. Nuk kemi kohë për eksperimente.

Sali Berisha dhe Ilir Meta dhe Luli që fle gjumë s’kanë cfarë i japin këtij qyteti. Duhet të flasim edhe me demokratët. Duhet të jemi një ekip, ndaj ju kërkoj trokisni në cdo derë. Në 6 mars duhet të kemi një votë shumë më të madhe se herët e tjera, që unë ta kem zërin më të fortë për të kërkuar më shume te Rama. Ta shndërrojmë Lushnjen në një qytet lulesh sic i ka pas hije Lushnjes. Saliu e Luli kanë hallet e veta ne s’kemi punë me ta. Saliu i do votat për t’jua kundërvënë SHBA-ve bashkë me Ilirin, Luli i do votat për t’ju kundërvënë Saliut, ne për t’i shërbyer qytetit. Tani dallimi besoj është mëse i qartë”, tha Balla./panorama.al


MË SHUME NGA Shqipëri