Rama: Vizitë në SHBA në ditët në vijim
BKT
Shqipëri

Rama: Vizitë në SHBA në ditët në vijim

Kryeministri Edi Rama informoi sot se në ditët në vijim bashkë me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka do të zhvillojë një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në konferencën e sotme për shtyp, Rama tha se “bashkë me ministren do të bëjmë një vizitë në SHBA në ditët në vijim në funksion të një lançimi edhe formal në aspektin jo të formalizmit burokratik, që është tani më në proces, por në aspektin e vendosjes së lidhjeve në nivelin më të lartë politik me gjithë partnerët tanë”.

“Njëkohësisht për të pasur edhe komunikimet tona me partnerët në Uashington duke pasur parasysh edhe këtë zhvillim të ri që na vendos në një pozicion me më shumë më tepër përgjegjësi, angazhime dhe punë në arritjen tonë në Këshillin e Sigurimit”, tha Rama. /atsh


MË SHUME NGA Shqipëri