PD ankimon në KQZ regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”
Partia Demokratike ankimoi sot regjistrimin e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ku përfshihen zyrtarisht LSI dhe Partia Demokristiane e Shqipërisë.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi vendosi dje që ky koalicion të regjistrohej, por në këtë koalicion nuk u njoh Komisioni i Rithemelimit të PD-së, pasi nuk rezulton i regjistruar si parti.
KQZ njoftoi sot se, PD ka dorëzuar ankimimin në KAS ku kërkon shfuqizimin e vendimit të djeshëm të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Sipas përfaqësuesit të PD që ka depozituar kërkesën ankimore, Marash Logu, LSI, PDK dhe Komisioni i Rithemelimit të PD nuk ishin regjistruar në KQZ si subjekte zgjedhore, kur bënë kërkesën për koalicion. Po ashtu sipas Logut, Komisioni i Rithemelimit të PD, përveç se nuk është regjistruar në KQZ si subjekt zgjedhor, nuk rezulton atë ekzistojë s si parti politike./atsh























