Shaqiri e përfundon me Lyon, marrëveshja gati me Chicago Fire
BKT
Sport

Shaqiri e përfundon me Lyon, marrëveshja gati me Chicago Fire

Xherdan Shaqiri ndërron rrugën e karrierës, këtë herë në Amerikë, pasi nuk arriti të ambientohej në ekipin e ri Lyon.

Siç raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, marrëveshja është arritur dhe Xherdan Shaqiri do të luajë në MLS në Amerikë me ekipin Chicago Fire.

Klubi amerikan do të paguajë shtatë milionë euro për transferimin e tij.

Për gjashtë muaj në Lyon, Shaqiri nuk arriti të ambientohej, duke realizuar dy gola dhe duke bërë tri asistime që prej transferimit të tij nga Liverpooli në verën e kaluar.

Ai nuk u përfshi fare në ndeshjen e sontme të Lyonit, pasi ishte i zënë me përfundimin e kësaj marrëveshje.

Paperworks ready for Xherdan Shaqiri to Chicago Fire from OL, deal now set to be completed. 7m fee, personal terms agreed. #MLS

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 5, 2022