23:53 / 05.02.2022
Tottenham Hotspur fiton ndaj Brighton
Tottenham Hotspur shënon fitore ndaj Brightonit, duke kaluar në 1/8 e finales së FA Cup.
Skuadra e Contes triumfoi me rezultat 3-1 ndaj Brighton Hove & Albion.
Gollat për “Spurs” i shënoi Harry Kane (13’ dhe 66’) si dhe autogolli nga kundërshtari, March, kurse për Brightonin shënoi Bissouma në minutën 63-të.
Me këtë fitore, Tottenhami kalon në rrethin tjetër të FA Cup.























