Parashikimi i motit në Shqipëri
BKT
Shqipëri

Parashikimi i motit në Shqipëri

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, por nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare të cilat do të jenë më tepër të theksuara përgjatë relieveve malore.

Duke nisur nga orët e vona të mbrëmjes, parashikohet shtim vranësirash në të gjithë territorin deri në të dendura.

Në orët e mbrëmjes në zonën e qendrës dhe pjesërisht atë të jugut, parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e shtrëngata lokale.

Gjithashtu parashikohet borë e dobët në veri- verilindje. Era do të fryjë verilindje e juglindje 1-5m/sek dhe me rrahje deri në 8m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 1 ballë./tch

 


MË SHUME NGA Shqipëri