Kim: SHBA vlerësojnë udhëheqjen e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, reagoi sot pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se Shqipëria dhe SHBA janë bashkëpenëmbajtëse në çështjen e Ukrainës.
“SHBA vlerësojnë udhëheqjen e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së si bashkëpenëmbajtëse me ne mbi çështjen e Ukrainës. Agresioni i Rusisë kërcënon jo vetëm Ukrainën & Evropën, por rendin ndërkombëtar të cilin OKB-ja është ngarkuar të ruajë”, shkruan Kim në Twitter, duke shpërndarë edhe një postim të ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka.
“Është zyrtare! Shqipëria dhe SHBA janë bashkëpenëmbajtës për Ukrainën në OKB. Gati për të marrë këtë nivel të ri përgjegjësie! Krenar për thellimin e partneritetit tonë me SHBA”, shkruan Xhaçka në postim./atsh























