Tahiri: Pa Rambujenë, tragjedia kishte vazhduar në Kosovë
BKT
Lajme

Tahiri: Pa Rambujenë, tragjedia kishte vazhduar në Kosovë

Ish- kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë – Serbi, Edita Tahiri përmes postimit në Facebook ka kujtuar Konferencën e Rambujesë.

Sipas Tahirit ishte pikërisht kjo konferencë që e solli rezultate historike për lirinë dhe pavarësinë në Kosovë dhe poashtu e ndali gjenocidin serb mbi popullin e Kosovës.

“23 vjet nga Konferenca e Rambujesë. Kjo Konferencë solli rezultate historike solli paqen dhe lirinë dhe pavarësinë, ndali gjenocidin serb ndaj Kosovës dhe popullit shqiptar në vitin 1999.  Falë intervenimit ushtarak amerikan dhe te NATO-së kunder   Serbisë, që u bë e mundur dhe falë vendimit tonë si Delegacion i Republikës për ta pranuar Marrëveshjen e Rambujesë’, shkroi ajo.

Ajo tutje shtoi se po t’i dëgjonin ata zërat që ishin kundër kësaj marrëveshje edhe sot do të kishim luftë në Kosovë dhe Serbia nuk do të bombardohej nga NATO.

“Më kujtohen qartë se ka pasur zëra që kanë qenë kundër Marrëveshjes së Rambujesë, sikur t'i dëgjonim zërat e tillë, Serbia do të mbetej e pa-bombarduar dhe lufta dhe tragjedia do vazhdonte në Kosove”, shkruan Tahiri.

 


MË SHUME NGA Lajme