Meta: Shqipëria ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Malin e Zi
BKT
Shqipëri

Meta: Shqipëria ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Malin e Zi

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka deklaruar se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi nuk janë të mira, por janë të shkëlqyera.

Gjatë një interviste për median lokale atje, ai theksoi se këto marrëdhënie janë shembull për të gjitha vendet e rajonit.

“Mendoj se bashkëpunimi është në të gjitha fushat”, deklaroi Meta.

Sipas tij, ky i fundit duhet të përqëndrohet në disa projekte konkrete, të cilat ai i ka diskutuar prej kohësh.

“Urë mbi Bunë që të lidhet Ada e Vogël dhe e Madhe, në mënyrë që të kemi një unazë Ulqin-Velipojë-Shkodër-Muriqan-Ulqin. Lidhja sa më e shpejtë në liqenin e Shkodrës nga Zogaj në pjesën tjetër. Janë të thjeshta, çlirojnë energji pozitive”, deklaroi presidenti.

Sa i përket rrugëtimi evropian të Shqipërisë, Meta ravijëzoi se duhen përpjekje më serioze për të bërë reforma reale dhe jo fiktive.

Kjo i takon forcimit të shtetit të së drejtës, forcimit të institucioneve të pavarura dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Njëkohësisht presidenti ka shprehur dëshirën për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Sipas tij, Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave.


MË SHUME NGA Shqipëri