Red Hot Chili Peppers dhe kitaristi Frusciante bashkohen pas 16 vjetësh
BKT
Magazina

Red Hot Chili Peppers dhe kitaristi Frusciante bashkohen pas 16 vjetësh

Rock bendi amerikan Red Hot Chili Peppers më 1 prill kthehet me albumin e 12 në karrierë, të titulluar “Unlimited Love”, ndërsa është publikuar edhe kënga paralajmëruese.

Ky do të jetë projekti i parë madhor me kitaristin John Frusciante, me të cilin nuk kanë bërë muzikë qe 16 vjet.

Njëherësh, grupit i është bashkuar edhe producenti Rick Rubin, me të cilin për herë të fundit kanë bashkëpunuar në vitin 2011.

Bashkëpunimet e mëhershme kanë rezultuar me albumet e suksesshme, si “Blood Sugar Sex Magik”, “Californication”, “By The Way” e “Stadium Arcadium”.

Në këngën paralajmëruese “Black Summer” dominon një ‘groove hipnotik’ dhe vargje introspektive. Videoklipi është xhiruar nën regjinë e Deborah Chow, e cila i ka xhiruar seritë e Disneyt, “The Mandalorian” e ‘Obi-Wan Kenobi”.

Ndryshe, albumi “Unlimited Love” do të përmbajë 17 këngë. 


MË SHUME NGA Magazina