I riu shqiptar merr peng nënën dhe gruan në Greqi
BKT
Shqipëri

I riu shqiptar merr peng nënën dhe gruan në Greqi

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi, ku një i ri shqiptar u raportua se mbajti peng nënën dhe bashkëshorten e tij.

Ngjarja u shënua në lagjen Palini të Athinës, ndërsa sipas mediave greke është dashur ndërhyrja e policisë në zonë.

Dy gratë u mbajtën me forcë brenda banesës për disa orë. Pas rrethimit të zonën policia greke arriti të arrestonte të riun shqiptarë. Ai është një 28-vjeçar, ndërsa siç raportojnë mediat greke të riut nuk i është gjetur armë, përcjell abcnews.

Dyshohet se i riu shqiptar kishte probleme të shëndetit mendor.


MË SHUME NGA Shqipëri