07:58 / 07.02.2022
Moti në Shqipëri, kryesisht i vranët
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak i Shqipërisë bën të ditur se sot vendi do jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i vranët. Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.
Në mesditë e kryesisht pasdite reshjet e shiut fitojnë intensitet mesatar, lokalisht reshje në formën e shtrëngatave. Në orët e pasdites në lartësinë mbi 300 metra në veri-verilindje dhe në lartësinë mbi 500 metra në lindje-juglindje reshje bore me intensitet deri mesatar., transmeton atsh
Era do të fryjë me drejtim nga juglindja-jugperëndimi 1-10 m/sek. Në orët e vona të mbrëmjes era kthen drejtim nga kuadrati i veriut dhe fiton shpejtësi deri në 20 m/s.























