08:08 / 07.02.2022
Mbahet seanca e Bordit të ZRRE-së
Sot në ora 10:00 do të mbahet seanca e tretë (III) e Bordit të ZRRE-së.
Në këtë seancë do të bëhet shqyrtimi i Propozimit per të Hyrat e Lejuara Maksimale për vitin relevant tarifor 2022 për OST/OT (KOSTT), shqyrtimi i Propozimit per të Hyrat e Lejuara Maksimale për vitin relevant tarifor 2022 për OSSH (KEDS) dhe shqyrtimi i Propozimit per të Hyrat e Lejuara Maksimale për vitin relevant tarifor 2022 për Furnizuesin me Shërbim Universal (KESCO).
Ndërsa shqyrtimi i propozimit të tarifave me pakicë për Furnizuesin me Shërbim Universal do të jetë në seancën e radhës të Bordit të ZRRE-së.























