Gjiganti italian po e monitoron yllin e Barcelonës
BKT
Sport

Gjiganti italian po e monitoron yllin e Barcelonës

Klubi i madh italian, Juventus është duke punuar për të transferuar anësorin e Barcelonës, Ousmane Dembele gjatë verës që po vjen, raportojnë mediet italiane, përcjell RTKLive.com.

Francezi ishte shënjestër e disa top-klubeve në tregun e janarit, por në fund lojtari vendosi të mos largohet nga ‘Camp Nou’ të paktën jo deri në fund të këtij sezoni.

Siç raportohet, drejtuesit e Juventusit janë duke e monitoruar situatën e lojtarit të cilin synojnë ta sjellin në Torino.

Dembele nga krerët e ‘Zonjës së Vjetër’ shihet si pasues i Paulo Dybala-s, i cili në fund të kampionatit duket së do të largohet nga juventinët. /RTKLive.com/