10:05 / 07.02.2022
Manchester United rrit interesimin për Rice
Manchester United raportohet së është i vendosur që gjatë kësaj verë, të transferoj Declan Rice e West Hamit, përcjell RTKLive.com.
Sipas “Daily Mail”, Rice është shumë i kërkuar nga ‘Djajtë e Kuq’, kartoni i të cilit kap shifrën 100 milion funtesh.
Klubi nga ‘Old Traffordi’ mësohet së yllin e West Hamit e ka prioritet për tregun e verës që po vjen.
Ndërkohë, Rice është duke u monitoruar edhe nga Chelsea, një tjetër klub i madh anglez.
Rice konsiderohet lojtari kryesor tek West Hami. /RTKLive.com/























