Reali heq dorë nga Haaland, kjo është arsyeja
BKT
Sport

Reali heq dorë nga Haaland, kjo është arsyeja

Real Madridi raportohet së është duke u tërhequr nga gara për yllin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland, transmeton RTKLive.com.

Sipas “Daily Star”, madrilenët po i japin fund ndjekjes së Erling Haaland për shkak së nuk kanë financa të nevojshme, sepse ‘Los Blancos’ janë të interesuar të investojnë në blerjen e yllit të PSG-së, Kylian Mbappe.

Haaland prej kohësh është cak i Real Madridit, por duket së këta të fundit janë dorëzuar në ‘luftën’ për ta blerë norvegjezin.

Ndryshe, Haaland është duke u kërkuar edhe nga disa klube tjera të mëdha evropiane si Barcelona, Manchester United, City dhe Liverpool. /RTKLive.com/