Manchester United godet Barçën, gati super-oferta për Araujo
BKT
Sport

Manchester United godet Barçën, gati super-oferta për Araujo

Ronald Araujo i Barcelonës, është një tjetër objektiv i Manchester Unitedit për verën që po vjen, raportojnë mediet britanike, përcjell RTKLive.com.

‘Djajtë e Kuq’ synojnë t’i sjellin disa lojtarë cilësorë për sezonin e ardhshëm, dhe Araujo është një nga synimet e klubit nga ‘Old Traffordi’.

Reprezentuesi i Uruguait ende nuk ka zgjatur kontratën me klubin nga ‘Camp Nou’ që do të skadojë në verën e vitit 2023.

‘Marca’ shkruan së Manchester United është duke përgatitur një super-ofertë për Araujo. /RTKLive/