Eilish ndalon koncertin për t’i ofruar ndihmën mjekësore një vajze
Billie Eilish pati një moment gjatë koncertit të saj në Atlanta të shtunën mbrëma (5 shtator) që është bërë virale në rrjetet sociale.
Fituesja e Grammy-t po performonte në State Farm Arena në turneun e saj botëror, kur ndaloi koncertin e saj për të ndihmuar një fanse në turmë.
“A keni nevojë për një inhalator?” pyeti fillimisht Eilish shihet një vajzë që po qëndronte në publik.
Momenti u kap nga kamerat e shumta dhe u postua në rrjetet sociale, shkruan DailyMail.
Në disa video shihet Eilish duke iu drejtuar sigurimit dhe u kërkon atyre të gjejnë një inhalator.

Kalojnë disa çaste ndërsa personeli kontrollon vajzën. Ndërkohë, sa i përket vajzës, ajo u duk se ishte mirë dhe qëndroi në publik.
“Pres që njerëzit të jenë mirë përpara se të vazhdoj”, u tha këngëtarja fansave që kishin ardhur ta shihnin nga afër.
Komenti i këngëtares bëri që publiku të fillonte të brohoriste me zë të lartë dhe ajo më pas vazhdoi koncertin e saj.























