Osmani: Krenari e jashtëzakonshme takimi me kadetet e FSK-së
BKT
Lajme

Osmani: Krenari e jashtëzakonshme takimi me kadetet e FSK-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se është takuar me tri kadetet e FSK-së, Liridona Jashari- Baftjari, Arbenita Grezda dhe Jeta Berisha.

Osmani, takimin me kadetet e cilësoi si krenari të jashtëzakonshme, ku tha se janë modeli që duhet ndjekur vajzat dhe gratë e Kosovës.

“Kosova ka nevojë për sa më shumë vajza  e gra të përfshira në sektorin e sigurisë, prandaj mora konfirmimin e Komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, për përkrahjen e tyre të vazhdueshme”, është shprehur Osmani.

Postimi i plotë i Osmanit: 

Kënaqësi dhe krenari e jashtëzakonshme takimi me tri kadetet e FSK-së, të cilat na e zbardhën fytyrën, me suksesin e treguar gjatë studimeve në fushën e sigurisë  në SHBA dhe Turqi.

Liridona Jashari- Baftjari, Arbenita Grezda dhe Jeta Berisha, janë modeli që duhet ndjekur vajzat dhe gratë tona.

Kosova ka nevojë për sa më shumë vajza  e gra të përfshira në sektorin e sigurisë, prandaj mora konfirmimin e Komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, për përkrahjen e tyre të vazhdueshme. Sa më të suksesshme ato, më shumë siguri për ne dhe më mirë për imazhin e shtetit! /RTKlive

 


MË SHUME NGA Lajme